Revoltë masive e demokratëve në faqen e Bashës: I pabesë…

Demokratët vijojnë të mos e pranojnë Lulzim Bashën dhe të kërkojnë largmin e tij. Këtë e tregojnë së fundi në komentet e tyre pas sulmit që Basha i ka bërë Berishës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se, “Berisha po përdor kandidatët e Shtëpisë së Lirisë për hallin e tij”.

Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij.

Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën”, thuhet në postim

Kaq ka mjaftuar që demokratët ta kryqëzojnë në komente Bashën.

Jeni të gërditshëm ju ” Shoqata Bravave”, shkruan një prej tyre.

Aman se keni përrallën tuaj edhe ju shoku Luli! Shih hallin tënd më mirë, dhe mos u shpërqëndro shumë se fillon nga gafat pastaj!”, thotë një tjetër.

A të shkretët ju jeni bër bajat fare”, është një koment tjetër.

Sado qe te perpiqeni ju te lul rames k………e demokratve do merni o llumrat e rilindjes”, shkruan një demokrat.

About Redaksia

Check Also

Beci ka dorëzuar dorëheqjen si Kryetar Bashkie i Shkodrës?

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë …

Leave a Reply