Në prezencë të deputetit Lulzim Basha, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ferdinand Saraçit, ka lëshuar mufka pa fund në fjalimin e tij më pak se 10 minuta para njerëzve që kishin mbledhur në sallë.
Duke mos arritur të përfundojë asnjë fjali deri në fund, jo më të kishte dy fjali që të kishin lidhje me njëra tjetrën, Saraçi ka kërkuar herë pas herë falje për emocionet, të cilat sipas tij janë normale.
Dëgjojeni dhe lexojeni se çfarë kandidatësh ka emëruar deputeti Lulzim Basha për të marrë vota nga demokratrët në këto zgjedhje lokale, por që do përcaktojnë njëherë e mirë edhe drejtimin e partisë pas zgjedhjeve të 6 marsit. (minuta 28 e pas)
Saraçi: I nderuar zoti Basha, të nderuar qytetarë. Më lejoni të falënderoi kryesinë e PD dega Rrogozhinë, më lejoni të falënderoi kryesinë e PD-së që më dhatë mundësinë kandidimin si kryetar bashkie.
Prej disa ditësh kam lëvizur në çdo fashat dhe rrugicë të qytetit të Rrogozhinë, siç e dini ju këtu mungon çdo gjë, mungojnë edhe disa fshatra që nuk kanë tabelë për të vajtur në fshatin e tyre.
Ju jam mirënjohës që jeni bashkuar dhe mbështetjen tuaj pafund.
Këto zgjedhje janë për qytetarët për të cilët i shërbejnë pastrimit, furnizimit me ujë, mirëmbajtjes, asksesit në tregun e produkteve bujqësore dhe mbështetjen për biznesin.
Këto zgjedhje nuk janë për politikën e madhe, për ndeshjen politikë, politikanë për agjendën e interesave të tyre.
Mandati im i shkurtër në këto zgjedhje pas një viti do të ketë zgjedhje për një mandat 4 vjeçar.
Unë ju premtoi punën timë të palodhur që kur kam marrë drejtimin e degës së PD-së Rrogozhinë, do vazhdoj të punoj të jem krah jush, dua tju kërkoi votën dhe të votoni masivisht…Rrofsh..
Unë dua të shpjegoj disa gjëra, më falni për emocionet por tashti kjo është që…
Një njeri që në një vit kemi mjaftueshëm, një njeri që është punëtor dhe do të punojë, sinjalet e para i jep edhe për gjashtë muaj, për një vit janë shumë dhe provat ne do ti tregojmë.
Ne nuk ia mbyllim tel e derën qytetarev, nuk ia mbyllim me perdet e zyrës qytetarëve ne jemi të hapur për punën që do vazhdojmë këtë vit si kryetar bashkie…
Një palë tjetër kërkon të përdorë votat tuaja për bashkinë luftën politike në Tiranë, për të treguar muskujt para rivalëve, asnjëra prej këtyre nuk do të brengdojë, brengën tuaj, çan kokën për mënyrën se si do të shpërblehen qytetarët për një vit.
Vëllezër jemi këtu për ti treguar kundërshtarit politik, kundërshtarit që kemi edhe për LSI-në apo foltore si ta quajmë, që ne jemi të fortë ne jemi shumica…
Ne dijmë të punojmë…
Bujqësia, Rrogozhina është 70% bujqësi dhe ajo është lënë pas dore…
Ne duhet ti kthejmë shpresen qytetarëve…
Une jam këtu dhe ju premtoj punën time të palodhur, për 6 muaj do kemi rezultate të suksesshme…
Më falni për emocionet dhe është pak edhe e vështirë, por unë dua tu falenderoi…