Lideri historik i PD, Sali Berisha ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për pritjen që banorët e Dibrës i kanë bërë atij dhe Premtim Kryemadhit, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në këto ditë fushate për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
Berisha ka publikuar sot në Facebook momente emocionuese të këtyre takimeve: “Një urim të përzemërt miq me këtë foto me Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Peshkopisë. Fundjavë të mbarë”, shkruan ish-Kryeministri në postimin e parë në Facebook.
Dhe më pas, edhe një mesazh të dytë me shumë foto: “Një album nga takimi elektoral në Maqellarë. Pritje e shkëlqyer për Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Peshkopisë. Zoti i bekoftë banorët e Maqellarës”.