Skandali! Kandidatja e Ramës në Lushnje, 2 miliardë lekë Ludmilla Ngjeliut

Ekziston një kompani e cila quhet ALEN – CO e cila për habi të të gjithëve rezulton të ketë fituar dy tendera të ndryshëm nga dy bashki të ndryshme brenda të njëjtës ditë. Nuk bëhet fjalë për “thërrime” por për plot 2 miliardë lekë të vjetra. Të dyja tenderat kanë thuajse të njëjtën temë: blerje tubash e rakorderi.

Kjo kompani sipas dokumentacionit është në pronësi të shtetases Ludmilla Ngjeliu e cila është përfolur disa herë në media për përfitime tenderash të dyshimtë, sidomos në Bashkinë e Lushnjes, më konkretisht në ujësjellësin e kësaj bashkie.

Le t’i shohim konkretisht. Erion Veliaj nëpërmjet Ujësjellës kanalizime Tiranë ka shpallur fituese kompaninë në fjalë në tenderin me numër reference REF-16787-12-30-2021 dhe me objekt “Blerje tuba dhe rakorderi” për vlerën 149.858.642 lekë të reja pa TVSH.

Duke kontrolluar dokumentacionin e këtij tenderi shihet se një tjetër kompani pjesëmarrëse ka ofruar në fakt vlerë më të ulët, përkatësisht 225 milionë lekë të reja pa TVSH. Por ndonëse dikush ofroi një diferencë kaq të madhe për habi fituese shpallet kompania në fjalë në pronësi të Ludmillës.

Ndërkaq po në të njejtën ditë njoftohet fituesi i një tenderi tjetër të organizuar nga Ujësjellësi i Lushnjes me numër refernce REF-13277-11-26-2021 me objekt “Blerje e matësave të ujit dhe rakorderive plotësuese të tyre për nevojat e shoqërisë”.

Në këtë rast kompania e Ludmilla Ngjeliut ka garuar e vetme, pra kemi një mungesë totale konkurrence. Ajo është shpallur fituese për ofertën e bërë në vlerën 11.932.600 lekë të reja pa TVSH, ekuivalente me 95.63% e fondit limit të tenderit.

Nuk dihet se kush fshihet pas kësaj kompanie dhe pas këtij personi por duhet të jetë tepër i fuqishëm në një kohë që arrin të marrë dy tendera në vlerë 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH brenda të njëjtës ditë nga dy bashki të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply