Veliaj hakmarrje primitive ndaj banores që takoi Berishën, i vendos 12 milionë lekë gjobë

Hakmarrje primitive e Erion Veliajt ndaj banores së zonës së “5 Maji” në Tiranë, e cila ditën e djeshme takoi ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Me urdhër të Veliajt, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shkuar dhe i ka vendosur 12 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje.

Gjoba është vendosur për Laureta Nikollin, banesa e së cilës do të shembet me 22 shkurt. Sipas banores, gjoba është vendosur për t’i bërë presion me qëllim që të mos kundërshtojë vendimin e bashkisë dhe të firmosë kontratën e dhurimit që i ka ofruar Bashkia e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë një vizitë të mërkurën …

Leave a Reply