Berisha: Luan monopoli është kandidat i Lul Bravës, në 6 mars votoni Ardian Mukën!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në Bashkinë e Durrësit, Ardinan Mukën, në zonënë e Manzës.

Në fjalën e tij para banorëve, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar votën e këtyre banorëve për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, pasi ai është një biznesmen i ndershëm prej 20 vitesh dhe nuk ka të krahasuar me kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin.

Berisha ka këkuar nga demokratët të mos bien pre e mashtrimit të Bashës, pasi ai me ndihmën e Ramës mbanë peng logon dhe vulën dhe kërkon t’u imponojë demokratëve një kandidat që ka firmosur një monopol me qeverinë dhe Ramën duke i mbushur valixhet me euro.

Me votën tuaj të bëni ndryshimin, me votën tuaj të votoni për Ardian Mukën për kryetar të Bashkisë së Durrësit, votoni për logon Shtëpia e Lirisë dhe mos u ngatërroni me logon që ka konfiskuar Rama për të mashtruar demokratët për Lul bravën.

Dy fjalë do ju them këtu, ky është Ardi Muka i cili ka 20 vjet biznesmen me djersën e tij me mundin e tij. Kujtohuni pak për atë që vjen këtu, Luan monopolin që ka firmosur me qeverinë e Ramës, monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë. Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion. Tani Lulzim brava e sjell këtu për të kërkuar votën. I bëj thirrje demokratëve dhe banorëve të Manzës, atyre që kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit për deputetë të PD-së që asnjë votë për Luan Hotin. Të krahasosh deputetin e PD-së me Luan monopolin është një gabim i rëndë skanë asgjë të përbashkët. Në qershor ai pret të firmosë sërish se i skadon afati, lereni që të merret me bizneset e veta me qeverinë me Ramën, ata nuk qajnë hallin tuaj, ata kanë hallin e tyre.

Dy fjalë për demorkatët e Manzës, të cilët akoma mund të hezitojnë për ish-kryetarin, të dashur demokratë e demorkate, nëse Luan Hoti donte të ishte kandidati juaj dhe jo i Lul Bravës, ai hynte në garë me primare, i nështrohej besimit dhe votës suaj. Ai nuk e bëri këtë pasi donte të ishte kandidat i Lulzim bravës, nuk keni asnjë detyrim ndaj tij dhe së dyti, koha tregon se brava është një peng i mjer i Ramës, pyeteni veten, cili prej jush do të dekonspironte një operacion policor dhe nuk do të arrestohej?

Ngaqë u dekonspiruan në parlament ikën ata që prisnin kamionët nuk u paraqitën pasi para eurove kishin kokën ata. Prokuroria i hapi dosje Lul bravës për dekonspirim të operacionit ndërkombëtar policor, por ja mbylli Rama duke e marrë peng. Ndaj asgjë sju lidh ju as me kandidatin e tij, as me bravën.

Ndaj ju bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë së bashku në 6 mars dhe të votojmë për Ardian Mukën, të votojmë për Shtëpinë e Lirisë.

6 marsi është një ditë e madhe jo vetëm për Manzën Durrësin dhe bashkitë ku do votohet por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Revolucioni ynë në 6 mars ka një stacion të rëndësishëm por ju sigurojë që ai është i pandalshëm.

Ai do ecë gjerë në përmbysje të narko shtetit të Ramës dhe fitoren e PD-së me votën e lirë të qyterarëve të Manzës dhe të gjtihë shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqiëpria!”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply