I dënuar në Itali, KQZ kërkon verifikime nga Prokuroria për kandidatin e Bashës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim një kandidat për zgjedhjet e pjsesshme lokale të 6 Marsit. Mësohet se sektori i dekriminalizimit do të verifikojë kandidatin e Lulzim Bashës për bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, nëse është në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Në formularin e dekriminalizimit, Saraçi ka deklaruar dënimin me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në bashkëpunim, referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10, numër 497 të ligjit italian. Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion të detajuara. Referuar formularit të dekriminalizimit, Saraçi ka ndryshuar edhe emrin nga Fredi në Ferdinand. Ai thotë se ka qëndruar Itali për biznes dhe punë gjatë periudhës 1996-2001.

Këtë të Shtunë, nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply