Kush është ish-ushtaraku që u gjet i vrarë në Vlorë, çfarë u gjet në banesë

Një 46-vjeçar është gjetur i vdekurditën e sotme në banesë në Vlorë nga nëna e tij. Altin Alikaj, ish-ushtaraku i cili u gjet i pajetë në banesë në lagjen “24 Maji” të Vlorës, dyshohet se është vrarë.

46-vjeçari kishte dy javë që nuk komunikonte me familjen e tij dhe 8 ditë i zhpallur i humbur.

Ai është gjetur këtë të Shtunë. Ka qenë nëna e tij, e cila e ka gjetur sot 46-vjeçarin pa jetë brenda shtëpisë së tij, e cila ishte vetëm pak metra nga shtëpia e prindërve të tij. Në shtëpinë e viktimës janë helmuar më herët qentë e komshinjve, është prerë automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Familjarët kanë ngritur dyshime se 46-vjeçari mund të jetë vrarë, kjo pasi në kokë e në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, të çara e fraktura. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morg, ku aktualisht po merret mjekësia ligjore.

46-vjeçari raportohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Ai jetonte vetëm, ndërsa prindërit shumicën e kohës jetonin në Greqi. E ëma e viktimës raportohet se ishte kthyer nga Greqia pikërisht ditën e sotme.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply