Publikohen dokumentat: Subashi i Ramës i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka shkuar në SPAK, lidhen posaçërisht me tokën në të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Çështja e pronësisë së inceneratorit të Fierit u trajtua nga deputetët e opozitës gjatë prezantimit të fakteve dhe dhënies së dëshmisë së administratorit të inceneratorit të Fierit, Loran Dusha dhe anëtarëtit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Dokumentat tregojnë se prona e vendosur fillimisht nga vendimi i Këshillit Bashkiak Fier në vitin 2015 ishte në fshatin Plyk pa pasur në plan ndërtimin e një incineratori.

Një vit më pas bashkia Fier informohet se ka nisur një praktikë për dhënie me koncesion për incinerator.

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku në konferencën për shtyp dhënë pas mbledhjes së Komisionit Hetimor, u shpreh se, dokumentet që paraqiti në Konferencën për shtyp treguan se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.

“Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëri ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë lek.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply