Berisha: Logo e demokratëve është “Shtëpia e Lirisë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Manzës, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te keqqeverisja e Edi Ramës në këto 9 vite, duke shtuar se shqiptarët sot janë më të varfër dhe si rrugë të vetme shohin largimin nga Shqipëria. “Në vitet 2007-2014, 2013 popullsia në Shqipëri filloi të rritej nga viti në vit, filluan emigratët të kthehen. Jo se s’kishte probleme, por kishte shpresë. Kudo që të hedhësh sytë ky vend ka pasuri të mëdha, por janë politikat e mbrapshta kundër qytetarëve ato që bëjnë qytetarët të largohen. 8 vite më parë rrogat ishin më të lartat në rajon, sot janë më të ultat, sot rriten çmimet në stratosferë dhe njoftohen rritje të reja çmimesh”, u shpreh Berisha.

Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit për kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Ardian Muka duke bërë thirrje për t’u ndarë nga regjimi i Edi Ramës.

“Nëse ne me votën sanksionojmë ndryshimin, të mbjellim shpresë këtë pranverë. Ju ftoj të ndahemi nga regjimi i Edi Ramës, regjim që ka interesa vetëm për pasurimin e qeveritarëve dhe të tij personalisht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zgjedhjet në Himarë, KQZ regjistron PD me kryetar Sali Berishën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partitë për garën e pjesshme elektorale të 4 gushtit …

Leave a Reply