Ardian Muka: Bashkia e Durrësit do t’u kthehet qytetarëve!

Ardian Muka, kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë për bashkinë Durrës, tha nga Manza ku zhvilloi një takim me banorët i shoqëruar edhe nga lideri historik i PD, Sali Berisha, se në 6 mars bashkia do t’iu kthehet durrsakëve.

Në 22 vite, Durrësi ka humbur origjinën e tij si qytet 3 mijë vjeçar nga keqdrejtimi i socialistëve, tha Muka.

“Unë jam urbanist dhe për qytetin i di problematikat, të gjithë bashkë jam i bindur që do të arrijmë që qytetin ta sjellim në binarë. Në këto 22 vite qyteti ka humbur origjinën e tij, Durrësi i bukur, Durrësi 3 mijë vjeçar është betonizuar. Durrësi nuk ka një lulishte, vuan për rrugë, vuan për trotuare. Trotuaret që ka bërë Vangjushi nuk janë të tilla.

Ne kemi paguar të gjithë bashkë, sepse ajo bashki në këto 22 vite nuk ka qenë e jona, nuk ka menduar për qytetarët, ka abuzuar me fondet tona, me besimin që ne i kemi dhënë për ta administruar dhe për ta. Me mua kryetar nesër jo vetëm nuk do të bëjmë këto gabime, nuk do të sillemi si janë sjellë këta njerëz, do të bëjmë ndryshimin e madh, do t’i ndryshojmë faqen bashkisë Durrës, ku secili prej jush, komunitetet, bizneset do të gjejnë te Ardi dhe te bashkia e Durrësit nesër, një bashkëpunëtor. Ju do të gjendeni si në shtëpinë tuaj”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e 6 marsit, tha Muka, janë të rëndësishme për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” edhe për të fituar zgjedhjet politike nesër.

“Bashkia e re nuk do të jetë bashki e pengut, nuk do të jetë bashki që do t’i mbajë njerëzit lidhur “më jep votën që të të jap shtëpinë, më jep votën që të të jap bonusin”, bashkia e re do të jetë bashkia juaj, ne kemi një vizion, një program, ne kemi një mision që është më i madh se bashkia që të gjithë bashkë të ndërtojmë me votë dhe opozitën.

Opozita ishte e vdekur, opozita ishte e shitur, por falë lëvizjes së filluar nga doktor Berisha sot jemi këtu ku jemi, është kthyer shpirti opozitar, është kthyer dëshira për të bërë opozitë, është kthyer forca dhe besimi që ne të gjithë bashkë mund t’ia dalim që të fitojmë bashkinë dhe të fitojmë nesër edhe zgjedhjet politike”, u shpreh Muka.

About Redaksia

Check Also

OECD: Shqipëria përkeqësohet në 28% të objektivave të zhvillimit 2030, arsimi rënie skandaloze

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të …

Leave a Reply