20 Shkurti si një hap drejt lirisë

Nga Oerd BYLYKBASHI

Kjo foto nuk është bërë në Qytetin Studenti. Kjo foto është shkrepur 31 vite më parë në oborrin e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës , pak ditë para rrëzimit të statujës së diktatorit më 20 shkurt 1991.

Atë mëngjes ne refuzuam të futeshim nëpër klasa pasi u përhap lajmi i grevës së studentëve. Na u bashkuan nxënësit e Mjeshtërisë Sportive e me pas gjimnazistët e pesë shkollave të mesme të Durrësit u mblodhën në oborrin e gjimnazit tonë pas një marshimi proteste nëpër qytet, në mbështetje të grevës së urisë së studentëve.

Shihni vështrimin plot shpresë të atyre qindra e mijëra gjimnazistëve ndërsa dëgjonin maturantin Sokol Olldashi tek u fliste me megafon. Është një foto që më rikthen emocionet. Unë isha aty sibata mijlra adoleshentë plot shpresë.

Ka ardhur koha për të rrëzuar sërish autokracinë dhe manekinë plastikë që maskojnë atë me dukje opozitarizmi demokratik.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply