Bano: Qytetarët ndihen sikur vëndin e tyre ua kanë marrë peng!

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano zhvilloi sot një sërë takimesh me banorët. Gjatë takimit  në fshatin Matjan, njësia administrative Ballagat, Bano u shpreh se, është çdo ditë në terren, shtëpi më shtëpi, ku qytetarët shprehen se, ndihen sikur vëndin e tyre ja kanë marrë peng.

“Ne jemi çdo ditë në terren, shtëpi më shtëpi duke shtrënguar dorën me qytetarët që shprehin se ndihen sikur vëndin e tyre ua kanë marrë peng. I kanë marrë peng vite jete, i kanë marrë peng mundësinë për të pasur fëmijët pranë, i kanë marrë peng kushtet minimale të jetesës.

Fshati Matjan është lënë në harresë si shumë të tjerë. Transporti për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës, për të ndihmuar fëmijë të shkojnë në shkollë, fatkeqësisht mungon.

Akoma më i trishtë është fakti se në fshatin Matjan mungon një qendër shëndetësore, edhe tani pas përballjes tonë me një pandemi globale. Në datën 6 Mars, qytetarët do të marrin në dorë fatin e tyre”, u shpreh Bano.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply