Berisha në Shënavlash: Zgjedhjet e 6 marsit shumë të rëndësishme, votoni Ardian Mukën!

Lideri historik i PD, Sali Berisha prezantoi në Shënavlash të Durrësit kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Durrësit Ardian Muka.

Berisha theksoi se, zgjedhjet e 6 marsit janë shumë të rëndësishme, sepse ata janë sa lokale, aq edhe kombëtare.

“Këto janë zgjedhje në gjashtë bashki, por janë zgjedhje sa lokale, aq edhe kombëtare. Kjo se në votime marrin pjesë jo pak, por 720 mijë njerëz. Votoni Ardian Mukën, një qytetar, prind, bashkëshort të mrekullueshëm e të denjë për familjen e tij, për qytetin e tij dhe për çdo njeri në këtë bashki.

Ardian Muka është një biznesmen i suksesshëm, që ka ndërtuar jetën e tij me djersën e tij. Demokrat i palëkundur, por se ka parë punët e tij. Ardian Muka është përpjekur që të ndihmojë edhe komunitetet e ndryshme në Durrës. Ai do të jetë shërbëtor ndaj jush. Ata që votohen, duhet ta kenë për nder titullin e shërbëtorit”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Asambleja e EPP miratoi me unanimitet amendamentin e PD: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, detyrim për Shqipërinë!

Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe kryetari i Partisë Republikane, …

Leave a Reply