Lulzim Basha kërkon të vjedhë 20 Shkurtin!

Nga Redin HAFIZI

Ka firmosur sot per dekomunistizim dhe drejtesi edhe neokomunisti dhe shkaterruesi i te djathtes Lulzim Basha. Jo vetem kaq, por si cdo pervers tjeter politik ka provuar te prishe festen e demokrateve duke tentuar te vjedhe edhe 20 shkurtin sic ka vjedhur siglen dhe vulen. Ky ishte nje provokim i rende. Pershendes dhe mbeshtes iniciativen. E kam firmosur dhe shperndare peticionin dhe kete e kam bere me bindjen se burimi i mosndeshkueshmerise eshte mungesa e drejtesise per krimet e komunizmit.

Nderkohe me bindje them se Lulzim Basha nuk ka lidhje me dekomunistizimin, pasi ka perjashtuar me hir dhe pahir cdo perfaqesues dhe mbeshtetes te rrymes antikomuniste brenda PD. Kete e ka bere me urdher te padronit te tij George Soros, nje nder kreret e mafies nderkombetare politiko-financiare dhe mbeshtetesi kryesor i radikaleve te majte ne Amerike dhe gjithe boten. Eshte Soros qe financon levizjen globale me qellim final “Pergjigja perfundimtare ndaj te djathtes”. Nje nder kuotat e famshme te George Soros eshte: “Armiku kryesor i shoqerise se hapur, nuk eshte me komunizmi, por krcenimi kapitalist”.

Eshte e djathta qe mbeshtet ne menyre parimore dekomunistizimin e shoqerise dhe denimin e krimeve te komunizmit qe nga viti 1917 deri ne kollapsin e kupoles se krimit ne fillim te viteve “90. Lulzim Basha eshte pjese e kesaj axhende kunder te djathtes ne Shqiperi dhe bashke me Ramen e Veliaj po punon qe te shnderroje axhenden Soros si nje kulture te re ne politiken antiqyterare dhe kunder te djathtes ne Shqiperi. Basha nuk ka aleance ne te djathten Amerikane, pra perfaqesuesit e Partise Republikane.

Nderkohe ai nuk ngurron te marre pjese ne konventen e te majtes Amerikane duke mbeshtetur kandidatet e majte dhe kjo nuk eshte e rastesishme, por eshte pjese e axhendes neokomuniste ne politiken Shqiptare qe me Bashen sot kane dale hapur dhe te dhunshem. Ne 8 Janar 2022 koalicioni i ringjalljes se komunizmit, koalicioni i bashkeqeverrisjes Rama-Basha-Veliaj doli dhunshem kunder demokrateve te djathte antikomuniste. Nderkohe per fasade e per disa vota me shume Basha mashtron duke firmosur peticionin per dekomunistizimin, por ne ekrane justifikon vrasjen qe po i ben tradites ne PD me idene se ka ikur koha e partive me bosht ideologjik. Per PD ky bosht ka qene antikomunizmi dhe bazat e kapitalizmit te vertete dhe sistemit te se drejtes.

Per Bashen ky bosht nuk vlen pasi misioni i tij eshte majtas dhe shkaterrimi i te djathtes ne vecanti dhe opozites ne pergjithesi. Aleanca e Bashes me G99 dhe grupimet e financuara nga “Mjaft” dhe Erion Veliaj deshmojne serish se Lulzim Basha kerkon te perdore kete peticion vetem per hipokrizi dhe fasade. Ai tentoi t’a perdorte kete peticion per te bere te veten edhe kete dite kur festojne demokratet e vertete e jo aleatet e Veliajt dhe Gramoz Rucit.

Ne 20 shkurt kryetari i bashkise dhe aleati politik i Bashes nuk ka bere asnje deklarate, pasi ai eshte deklaruar si prokomunist dhe radikal i se majtes kriminale komuniste. Nderkohe per turp te Bashes, deputete te grupit te tij bejne foto me Veliaj, krere lokale te emeruar nga Basha kane krenari te kujtojne ne krah te Taulant Balles luften civile qe komunistet nisen kunder nacionalisteve dhe patrioteve vetem per te marre pushtetin te vetem duke instaluar diktaturen.

Nje tjeter aleat i Bashes me te cilin ka shtrenguar duart ai dhe jo vetem, eshte krimineli Gramoz Ruci, autor i masakres se 2 Prillit 1991 ne Shkoder. Nuk ka dekomunistizim dhe ndjese ndaj te vuajturve nga diktatura kur i shtrengon doren dhe i jep voten per kryetar parlamenti Gramoz Rucit.

E pra ky eshte Lulzim Basha qe sot firmosi peticionin per dekomunistizimin dhe drejtesi, por aleancat politike dhe shpirterore i ka me ekstremistet radikale te majte, perfaqesues te tradites kriminale komuniste, si bashkepunetore te diktatures dhe perfaqesues te radikalve te majte neokomuniste, kupola e korrupsionit dhe dhunes ndaj Shqiptareve.

 

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply