Muka: Ne u tradhëtuam nga Basha! Unë jam një nga ju, më 6 mars do vijë ndryshimi

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, në fjalën e tij të mbajtur në ish-Kënetë, deklaroi se Sali Berisha ishte që më 1991 nxorri shqiptarët nga errësira e diktaturës.

Muka theksoi se, Basha tradhtoi demokratët dhe se më 6 mars do vijë ndryshimi i madh për Durrësin e mbarë Shqipërinë.

“Unë jam në shtëpi, nuk kam çfarë t’ju them tjetër. Forcat e errësirës tentuan që të na lënë në errësirë. Zemrat tuaja ndezën dritën, atë dritë, me të cilën ne do bëjmë ndryshimin e madh për Durrësin e Shqipërinë. Desha të uroj për të gjithë 20 shkurtin, ditën e demokracisë. Dr Sali Berisha na udhëhoqi e na nxorri në dritë, nga errësira ku ishim. Ne u tradhtuam nga Basha. Jam djalë Durrësi, kam qenë në emigracion, kam qenë në Milano. Atje më pritën si djalin e tyre dhe unë i kam bërë vend vetes.

Nuk duhet të ekzistojë më fjala “të ardhurit”, ne jemi durrsakë, sepse kemi vendosur që të zhvillojmë jetën tonë këtu. Unë jam një nga ju, vij nga bota e biznesit, jam aksioner në disa ndërmarrje, kam pasur bashkëpunëtorë edhe në këtë zonë, që i kam trajtuar sikur janë njerëzit e mi, sikur jemi një familje. Ka 30 vjet që bëj biznes e nuk kam marrë kurrë fonde publike. Kam shtruar dhjetëra rrugë. I kam bërë me fondet e mia dhe me zemër”, deklaroi Muka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply