Berisha: Kudo që shkon dëgjon sirenat e mjerimit! Zgjedhjet e 6 marsit, të një rëndësie të veçantë

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka takuan këtë pasdite banorët e Shkozetit.

Berisha kërkoi votën për Mukën duke iu bërë thirrje qytetarëve se në 6 mars nuk do të votojnë vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për të përcjellë mesazhin e ndryshimit për të gjithë vendin.

“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm se ju zgjidhni qytetarin tuaj të parë, por ju votoni për mbarë shqiptarët të cilët presin nga Durrësi, Shkodra, Lushnja, Peshkopia, Vora dhe Rrogozhina, mesazhin e shpresës, mesazhin e ndryshimit, në mënyrë që t’i thuhet ndal kësaj rrokullisje të frikshme të Shqipërisë nga një regjim që çdo gjë bën për pasurimin e tij, që nuk përfill asnjë interes, nuk përfill asnjë nevojë të qytetarëve, i cili vetëm në një aferë ka fituar, ka përvetuar 430 mln euro.

Dhe kjo është afera e djegësve, i cili kërkon sot të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro m2 në Portin e Durrësit. Një regjim i cili po e spastron Shqipërinë nga rinia. Kudo që shkon dëgjon sirenat e mjerimit, të varfërisë, të shkretimit të vendit dhe kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe ministrat e itj, kanë vetëm një qëllim, pasurimin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e PD-së para kryeministrisë teksa …

Leave a Reply