Berisha: Emirjana Sako ka dosje në Prokurori, kandidati i Bravës “vëlla siamez” i Vilma Nushit

Nga Shkozeti i Durrësit ku takoi banorët, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie, Ardian Muka, lideri historik i PD, Sali Berisha përcolli mesazhe të forta për zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha u shpreh se kandidatja socialist Emirjana Sako bëri gabim që kandidoi për kryetare bashkie të Durrësit, duke i kujtuar asaj përgjegjësit që ka për tragjedinë e tërmetit të 2019-ës dhe aferën e inceneratorëve.

“Sot unë vij këtu për Ardi Mukën, nuk krahasohet me asnjë kandidat tjetër. Zonja Sako ka gabuar rëndë që ka kandiduar. Sepse ajo ka disa hesape morale në kuptimin e firmave që ka vendosur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit. Janë ato ndërtesa këtu në Durrës që kanë firmën e saj, morën gjithë ato jetë njerëzish. Kjo dosje është në Prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janbë më, bëjnë thirrje për drejtësi dhe ata unk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm, nuk vendosen para ligjit.

Mendoj se shumë e shumë zonja të tjera të PS mnund të vonin të kërkonin votën, kurse ajo nuk kishte asnjë të drejtë. Zonja Sako gjatë këtyre dy viteve që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitar, në Tv e vendit janë dhënë dhjetëra kronika ku qytetarët denonconin padrejtësinë e saj, mosdhënien e granteve apo dhënien e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Pra, ajo ka shkelur rëndë kodin dhe ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Zonja Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësva. Nga taksat tuaja ajo ka vendosur 10 mln në atë aferë dhe përveç kësaj edhe pas shpërthimit të skandalit, dy javë më parë, ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i demokratëve komentoi edhe kandidatin e Lulzim Bashës në këto zgjedhje.

Berisha tha se Luan Hoti është vëllai siamez i Vilma Nushit, të dy ata kanë koncesione monopol në kundërshtim me ligjin, që ua ka dhënë Edi Rama.

“Kandidon edhe kandidati i Lul Bravës. Luan, shihi këta burra dhe gra këtu. Ti je larg vite dritë prej tyre, ti je monopolist i Edi Ramës, ti je vëlla siamez me Vilma Nushin e cila ka monopolin e check up, kemi 8 vjet që luftojmë monopolin e check up të Vilma Nushit, bashkëshortes së kushëririt të Edi Ramës dhe tashmë këtu na del Luani, me monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin. Luan ti je shumë më afër me Vilma Nushin, ndrikull Nushin, se sa me çdo qytetar tjetër të Durrësit, socialist, demokrat i paparti, çfarëdo qoftë ai. Monopoli është i ndaluar me ligj, është antikonkurrencë”, theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e PD-së para kryeministrisë teksa …

Leave a Reply