Muka: Të rinjtë do jenë pjesë e programit tonë! Bashkë do t’i ndryshojmë faqen Durrësit

Gjatë takimit me banorët në Shkozet ku merr pjesë edhe ish-Kryeministri Berisha, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka ka kërkuar votën dhe besimin e të rinjve durrsakë për të krijuar një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit t’i ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

“Ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush. Doja t’ju falënderoja për votën tuaj në primaret e zhvilluara për t’ju përfaqësuar ju në zgjedhjet e 6 marsit.

Nesër me ardhjen kryetar i bashkisë, ju do më ndihmoni që të rinjtë të mos largohen më jashtë vendit, që të rinjtë ta shohin Durrësin si një vend për tu zhvilluar me prosperitet.

Të rinjtë do jenë pjesë e programit tonë, e programit që do zhvillojmë sëbashku me ju.

Univesiteti Aleksandër Moisiu do të jetë nesër aleati i Bashkisë Durrës nga ku ne të gjithë bashkë me të rinjtë do të krijojmë laboratoret e ardhshme të punësimit, ku rinina do të gjejë te bizneset e qytetit ato stazhet e punës që do të kryejnë, një burim i vogël financimi në fillim, por do të jetë tulla e parë drejt hapave dhe rrugës që do të ndjekin.

Ne duhet t’i krijojmë kushtet rinisë tonë të qëndrojë në Durrësin tonë, në Shqipëri që ata të krijojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre, që ata të prosperojnë në vendin e tyre.

Vij sot para jush për të kërkuar besimin tuaj, që bashkë të krijojmë një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit t’i ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

Që qytetarët mos të gjejë një derë të mbyllur por një bashkëpunëtor dhe një shërbëtor të tyrin. Dhe këtë ua kërkoj shumë përulësisht që ta bëjmë të gjithë bashkë, hapi i parë fillon në 6 mars duke votuar “Shtëpinë e Lirisë”, duke votuar numrin 1”, u shpreh Muka.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply