Bano padi ndaj Bardhit të Bashës: Shoqata e bravave nuk di të bëjë asgjë tjetër veçse të shpifë

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë, Elton Bano mohon akuzat se është dënuar për vjedhje në Angli dhe paralajmëron padi.

Në një prononcim për “Top Channel”, Bano tha se, akuza nuk është e vërtetë dhe se, qëllimi i vetëm i “shoqatës së bravave” siç thotë ai, është të shpifë dhe të hedhë baltë mbi figurat dhe qytetarët.

“Jo vetëm në shtetin anglez që nuk kam qenë i dënuar, por kurrë në asnjë shtet të botës nuk kam qënë i dënuar atje ku kam qënë ku kam jetuar. Këto janë shpifje, shoqata e bravave nuk di gjë tjetër vetëm të shpifë dhe të hedhë baltë mbi figurat dhe qytetarët. Unë që në fillim të fushatës kam ndjekur rrugë tjetër. Nuk kam dashur t’i kushtoj asnjë fjali kundërshtarit tim. Do përgatis edhe një padi kundrejt shpifësve, që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse te shpifin. Të hedhin baltë dhe të njollosin figurën time”.

Ndërkohë, në një shkresë drejtuar KQZ me firmën e Gazment Bardhit, thuhet se ka të dhëna se, “Elton Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe dhe kërkohet verifikimi i kandidatit”.

About Redaksia

Check Also

Një vrasës u nxorr nga burgu për të tërhequr zvarrë Metën?

Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se duan të kenë …

Leave a Reply