Reagimi i fortë i Elton Banos: Gazrat dhe Brava do ta marrin përgjigjen më 6 Mars!

DEKLARATË

Lushnje, 22 Shkurt 2022.

Unë, Elton Bano kandidat I kualicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra qe I jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifjë dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë rradhazi. Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjekë asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politikë që kam ndermarrë në të vertetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.

Pergjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes. Une i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjarë, prindërve dhe femijëve te mi.

  • Deklaroj se nuk kam qënë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.
  • Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lëjonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.
  • Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin pergjigjen e merituar në 6 Mars e do pergjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj tek qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time ti përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarsisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshperuar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, dukë u ulur përkrahë qytetarëve të cilët nuk kanë nguruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarsisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë,une nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si dicka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptarë dhe perfitime personale.

Sulmi politik I sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prap nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja.

Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.

Rrofte demokraci!

Rrofte Shqiperia!

Rroftë Lushnja dhe lushnjarët!

__

#eltonbanoperlushnjen #shtëpiaelirisë #tebashkuardofitojme #shpresë #ndryshim #fitore

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply