Bardh Spahia: Basha na ka tradhtuar neve si demokratë! Më 6 mars nis ndryshimi i madh

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia gjatë fjalës së tij me qytetarët e njësisë administrative Rrethina në Shkodër, ku ishte edhe Lideri Berisha, tha se, më datë 6 mars do të nisë një epokë e re për Shkodrën, por edhe për mbarë Shqipërinë.

“Basha na ka tradhtuar neve si demokratë. Më 6 mars nis ndryshimi i madh në Shkodër e në mbarë Shqipërinë. Këto zgjedhje quhen vendore, por janë tërësisht politike, sepse ne e nisëm me primare, ku me votë të lirë anëtarët e PD zgjodhën përfaqësuesit e vet.

Ndihem thellësisht mirënjohës prej besimit nga ju, por ndjej edhe peshën e besimit që ma keni dhënë. Më 6 mars le të nisë një erë e re dhe opozitë të re, në përballjen me kundërshtarin tonë politik historik, Ramën dhe mbështetësit e tij”, deklaroi Spahia.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply