Afera e inceneratorëve/ Çfarë deklaroi Don Agaçio para Komisionit Hetimor

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili ka firmosur çdo dokument që i ka mbërritur nga pronarët e inceneratorëve, së bashku me Lefter Kokën, duke sjellë aferën e shekullit prej 430 mln euro është duke dëshmuar ditën e sotme para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Në dëshminë e tij para komisionit, Agaçi tha se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodiana Zoto dhe Stela Gugalljan.

Po ashtu, ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave për incineratorët lidhur me projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale.

Debatet në Komision:

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo! Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marrë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?

Agaçi: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dhënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?

Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme.

Agaçi u pyet nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, nëse ka patur një lobim nga ana e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, për të kaluar procedurën në Këshillin e Ministrave.

Por në përgjigjen e tij Agaçi u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Debate në Komision

Tabaku: Zoti Agaçi a keni dijeni për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Agaçi: Shpresoj që memoria të mos më gënjejë, në dijeninë time jo.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshilllit të Ministrave ndjek vendimarrjen e Këshillit të Ministrave. Nëse ne do të gjejmë një dispozitë që Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndjek çdo urdhër që del përgjigjja do të ishte ndryshe.

Tabaku: Sekeretari i Përgjithshëm do të duhet të kishte dijeni, pasi kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kam një pyetje të fundit, a ka ardhur ndonjëherë zoti Arben Ahmetaj për të lobuar për këtë procedurë te ju?

Agaçi: Asnjëherë!

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, në dëshminë e tij deklaroi se baza ligjore është një element që nuk mund të diskutohet.

Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Këshillit të Ministrave është një vendim i ligjshëm dhe është në fuqi.

Debate në komision: 

Pyetje: Cila bazë ligjore keni gjetur termin për shfrytëzimin?

Agaçi: Besoj se sqarimi është bërë i saktë, unë këtu për këtë pjesë të përgjigjes së ministres së Energjisë e konfirmoj. Në këtë vendim nëse ka një element që nuk mund të diskutohet është baza ligjore. Miratimi jepet për ato që nuk janë objekt koncesioni, ky është një autorizim apo licence quajeni si të doni, por ligji që jepet për ato impiante që nuk janë objekt i koncesionit, e përjashton në mënyrë kategorike. E përsëris që kjo licencë kalon sipas parashikimeve kontraktuale bashkisë së qytetit të Elbasanit.

Pyetje: Ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese që nuk janë objekt koncesioni miratohet nga ministri përgjegjës këtu nuk hyni ju. Fjala shfrytëzim nuk është në asnjë pikë?

Agaçi: Nuk shoh asnjë problematike apo të veçantë, me fjalën shfrytëzim, rëndësi ka që ligji dhe vendimi i qeverisë nuk ka dhënë asnjë të drejtë koncesionare.

Pyetje: A e përjashtoni ju që subjekti albtek energy të kërkojë fitimin e munguar për 25 vite bazuar vetëm të ky vendim i paligjshëm që keni përgatitur ju dhe Gjiknuri?

Agaci: Vendimi i këshillit të Ministrave është i ligjshëm, fjalën i paligjshëm nuk do ta pranoja. Ligji është i qartë, nuk është e drejtë koncesioni dhe nuk shoh asnjë konseguencë tjetër.

Pyetje: E drejta e shfrytëzimi për 25 vite i jep të drejtë palës kontraktore të shkojë në arbitrazh dhe për këtë duhet të mbajë dikush përgjegjësi. Një akt të tillë për Fierit ju do ta ndërmerrni?

Agaçi: Është e vështirë t’i përgjigjesh pyetjeve me ,po sikur. Duhet të shikohen fillimisht aktet të analizohen.

Pyetje: Akti i miratuar në 17.12.2014 ishte një akt që u fut në procedurë të përshpejtuar?

Agaci: Po, Këshilli i Ministrave ka edhe procedura të përshpejtuara. Mbledhja ishte e zakonshme dhe akti është miratuar në rendin e ditës. Nga viti 2010 deri në 2013 ne kemi gjetur dhjetëra procedura , akte që janë për të cilat është aplikuar procedura e përshpejtuar. Është e njëjta gjë.

Pyetje: Para 2013 a ka pasur procedura të ngjashme të iniciuar nga qeveria para 2013?

Agaçi: Nëse nuk gaboj ka pasur iniciativa edhe para 2013.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply