Ish-Kryeministri Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur dhe ish-drejtuesit të PD të Korçës, Thoma Nini.
Mesazhi i ish-Kryeministrit Berisha
Te dashur miq, Dr Thoma Nini mjek i talentuar, humanist dhe sherbetor i perkushtuar i qytetareve te Korçes, themelues dhe drejtues i afte dhe kryesor i deges se Partise Demokratike te ketij rrethi, intelektual i formuar, diplomat i urte, qytetar dhe prind shembullor mbylli syte per gjithmone.
Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e dhimbshme per mjekesine tone, mijra te semure qe Dr Thomai mjekoi dhe sheroi per dekada te tera per partine demokratike dhe mbare demokratet e Korçes dhe Shqiperise si dhe per Korçen dhe qytetaret e saj. Por ndarja nga jeta e Dr Thoma Ninit eshte zi dhe trishtim per familjen e tij te nderuar miqte, te afermit, koleget e tij dhe per te gjithe ne qe patem fatin ta njohim dhe te bashkpunojme me te.
Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar dhe nderimin e mirnjohjen me te thelle per vepren e tij dhe bashkpunimin e ngushte qe kemi parur i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar Amin. sb