Berisha: Vota për Bardh Spahinë, një shpresë e vërtetë për të gjithë shqiptarët!

Lideri historik i PD, Sali Berisha vijoi takimet me banorët e Shkodrës, duke u ndalur në Rrethina, në mbështje të kandidatit opozitar për kryetar bashkie, Bardh Spahia. Berisha kërkoi votat për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Duke analizuar qeverisjen e vendit në 9 vitet e fundit nga Edi Rama, Berisha tha se shqiptarët po nxiten të largohen jashtë vendit.

Sipas Berishës, një gjë e tillë është e qëllimshme. “Kësaj radhe vota e Shkodrës, firma e banorëve të këtij rrethi, për Bardh Spahinë, është gjithashtu një shpresë e vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi në një revolucion me të cilin ne synojmë të sjellim liri për shqiptarët, të sjellim dinjitet. Jemi në revolucion të cil;in e filluam duke zgjedhur përfëqësuesit që ju doni me votën tuaj të lirë. Primaret i premtuam dhe i realizuam. Ju garantoj se nuk ka forcë që të na pengojë ne që vota juaj të jetë përcaktuese për zgjedhjen e të gjithë këshilltarëve, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë në Shkodër dhe në Shqipëri. Nuk do të mundet më kush kurrë t’ju diktojë ju se kush do të jetë kryetar partie, se kush duhet të jetë deputet apo se kush duhet të jetë kryetar bashkie, apo këshilltarë. Jo. Do të jeni ju. Sepse ju keni formimin politik dhe të gjithëanshëm për të bërë zgjedhje shumë më të mirë se sa zgjedhjet brenda zyrave nga drejtuesit tuaj. Zgjedhja që ju do të bëni e mban të zgjedhurin të lidhur me ju, ju detyrohet ju dhe ky pushtet bëhet më i fuqishëm, më eficent, më transparent.

Ndaj dhe ne jemi të vendosur pas këtyre zgjedhjeve të vazhdojmë betejën tonë jetike për të ardhmen e lirisë dhe të vendit, jetike sepse ccfarë ka ndodhur këto 8 vite ajo që është dhunuar më shumë është vota, liria juaj, dinjiteti. U vendosën si vello e zezë mbi votuesit shqiptarë sistemi i patronazhistëve. Ata që janë të moshuar nuk e kanë harruar këtë sistem që përdorte diktatura për të terrorizuar njerëz përpara votimeve. Vota u dhunua masivisht nga blerja, nga bandat, nga kërcënimet nga pushimet nga puna, nga marrja në punë në kundërshtim me rregullat. Vota, jemi të bindur se është zemreku i lirisë, i dinjitetit njerëzor dhe i përparimit të çdo shoqërie.

Ne kërkojmë votën në 6 mars në Shkodër dhe të gjitha bashkitë për të mbjellë shpresën së bashku. Kudo që shkoj unë gjej komunitete të shkretuara me të rinjtë. Të rinjtë mungojnë. Isha në Ana e Malit, një pensionist më thotë se ngrihem në mëngjes dhe nga të gjitha këto shtëpi që sheh, 2-3 prej tyre nxjerrin tym, të tjerat janë të heshtura. Një tjetër në Durrës, sipërmarrës shumë i mirë, demokrat, kishte krijuar 300 vende pune, tre reparte, dy i kishte mbyllur, s’kishte punëtorë, të rinjtë ikin. E njëjta gjë me një fermer në Hysgjokaj të Lushnjes, më tha, doktor investova për një fermë modeste, por po ikin punëtorët, po ikin të rinjtë, por vazhdoi kështu do ta mbyll. Kudo një situatë e krijuar absolutisht me qëllim për të shkretuar dhe larguar shqiptarët nga Shqipëria. Pse me qëllim? Në këto 8 vite, nëse çmimet në tërësi janë rritur mbi 30%, rrogat jo që nuk janë rritur, por në raport me çmimet kanë pësuar ulje po kaq”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply