Riciklimi-Rizvëndësimi!

Reagim i FRPD Vlorë

Vijon saga e zëvendësimit të drejtuesve të institucioneve, duke bërë rrokadat e korrupsionit anembanë mekanizmit shtetëror, e administratës shtetërore.

Kjo rrokadë korrupsioni është vetëm e vetëm në funksion të këtij të fundit, duke e zmadhuar edhe më shumë atë nëpërmjet shushunjave të reja të kaluara e rikaluara në rrjetën e administratës shtetërore.

Përveçse kësaj, paraardhësit e atyre institucioneve, kush punoi apo kapi normat-pikët të vendosura nga komisarët politik të sektit, morrën gradat e reja të llokmave dhe shushunjllëkut, duke i emëruar në instanca qendrore dhe jo më lokale.

Për 8 e 1/2 vite, sekti i superkorruptuar Rama, ka emëruar e ç’emëruar kasta të tër drejtorash që kanë fuqizuar çdo vit e më shumë indekset më të larta të korrupsionit në Shqipëri, duke e renditur vendin tonë në çatinë e botës për korrupsion.

*Ne si Forum, si Parti Demokratike Vlorë do jemi zëri dhe çjerr-maskat e korrupsionit duke vazhduar misionin opozitar që kemi.

About Redaksia

Check Also

Stafi i Trump i kërkon Donald Lu të largohet nga Departamenti i Shtetit

Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen mesditën e së hënës pasi iu …

Leave a Reply