Policia terror ndaj banorëve që po u shemben shtëpitë

Tensione të forta ka në këto momente në rrugën 5 Maji në Tiranë, midis banorëve që do t’u shemben shtëpitë dhe forcave të rendit që kanë shkuar për të mundësuar punën e fadromave të IKMT-së.

Më në distancë janë vendosur forcat e FNSH-së. Në krye të përplasjes janë rreshtuar gratë dhe vajzat, që kërkojnë të mos u preken shtëpitë.

Një nga banorët që është edhe vetë i rrezikuar nga shembja e shtëpisë në një zonë të ngjashme është edhe gazetari Bled Marku i SYRI TV, i cili shkoi sot në mëngjes në rrugën 5 Maji dhe filmoi skenat tronditëse të dëshpërimit.

Banorët e kësaj rruge nuk janë kundër shembjes së banesave dhe zhvillimit të qytetit, por ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që i ndërtuan vite më parë dhe nuk ua kanë legalizuar.

About Redaksia

Check Also

Pronari i dënuar me 25 vite burg në SHBA/ Avioni 16 milionë euro me të cilin Rama udhëtoi në Izrael

Gjatë vizitës 3-ditore në Izrael midis datave 25-27 janar, kryeministri Edi Rama udhëtoi vajtje e …

Leave a Reply