Spahia: Më 6 mars nga Shkodra do fillojë rrënimi i Edi Ramës dhe bandës së tij

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidadti i Shtëpisë së Lirisë Bardh Spahia kanë zhvillur një takim me banorët e zonës së Postribes në Shkoder.

Spahia tha se, nuk mund të lëmë pa përmendur atë levizje të Postribës ku burrat e kësaj zone u bënë bashkë për të qëndruar fort për të mbrojtur të drejtat e tyre, lirinë si baze e themelit të çdo demokracie.

“Ne sot evokojmë atë kryengritje sepse ato parime edhe sot po rrezokohen nga Rama i cili ka kapur te gjithë institucionet.

Po tenton të kapë opzitën, pasi ka kapur një pakicë të PD, por shumica është këtu”.

Nga Shkodra do të fillojë një erë e re për opozitarizmin shqiptar.

Më 6 mars nga Shkodra do fillojë rrënimi i Edi Ramës dhe bandës se tij që ka marrë peng Shqipërinë”, u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …

Leave a Reply