Ardi Muka: Të gjithë bashkë duhet t’i ndryshojmë fytyrën Bashkisë së Durrësit

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka, në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha, po zhvillon një takim me banorët e Spitallës dhe Porto Romanos.

Muka ka prezantuar programin e tij para banorëve të kësaj zone të rëndësishme të Durrësit.

“Ju falënderoi nga zemra që jeni kaq shumë sonte këtu. Besoj se të gjithë këtu më njihni pasi unë jam një djalë durrsak. Më njihni pasi bashkë kemi zhvilluar beteja politike me të keqen për të sjellë diçka të mirë në këtë zonë. Spitalla është kaq afër Durrësit por realisht ju ndiheni shumë larg Durrësit. Sepse ju kanë konsideruar bastion i së djathtës dhe ju kanë neglizhuar në infrastrukturë, në punësim dhe në gjithçka.

Vij me ballin lart për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit pasi ju më njihni mirë. Ne jemi një familje dhe në konceptin tim unë kështu i konsideroj qytetarët, si një nga tanët.

Në të gjitha këto beteja që kemi zhvilluar sëbashku dua t’ju falënderoj për besimin që më keni dhënë me primaret që unë tju përfaqësoj në garën për të marrë Bashkinë e Durrësit. Për të qënë nesër ai që duhet ta udhëheqë Bashkinë e Durrësit sëbashku me ju. Ku të gjithë bashkë duhet t’i ndryshojmë fytyrën Bashkisë së Durrësit. Duke e bërë një bashki të qytetarëve.

Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin që e presim prej 22 vitesh, ndryshim që e presim për fëmijët dhe familjeve tona.

Kjo zonë ka shumë problematika nga refuzimi i qeverisjes qendrore dhe vendore, pasi ju shohin si kundërshtarë, si periferikë dhe të ardhur”, u shpreh Muka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply