Mbështet regjimin e Putin, Pronarit të Chelsea i ndalohet hyrja dhe jetesa në Britani

Pronarit miliarder të Chelseat, Roman Abramovich i është ndaluar të jetojë në të ardhmen në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet si njëri prej “mundësuesve kryesorë” të regjimit të Vladimir Putinit në Rusi.

Pronarit të Chelseat, Roman Abrahomovich raportohet se i është ndalur jetesa në Britani të Madhe.

Miliarderi rus nuk është parë duke e përcjellë klubin e tij në “Stamford Bridge” për muaj të tërë.

Ai e hoqi aplikimin për vizë investitori në Britani të nivelit 1 në vitin 2018 pas raportimeve të vonesave në aplimin e tij, pas kritikave ndaj oligarkëve rusë. Sipas “The Sun”, burimet e sigurisë seniore kanë bërë të ditur se 55 vjeçarit nuk do t’i lejohet më të futet në territorin britanik.

Zyrtarët e imigracionit raportohet se kanë marrë udhëzime që t’ia bëjnë të pamundur Abramovichit futjen në Britani. Ai zotëron një rezidencë të vlefshme 125 milionë funte pranë pallatit Kensington, përcjell “Gazeta Express”.

Abramovich të martën u përfshi në listën e 35 oligarkëve të identifikuar nga lideri opozitar rus, Alexei Navalny si njëri prej “mundësuesve kryesorë” të “kloptokracisë” së drejtuar nga presidenti i vendit, Vladimir Putin.

Miliarderi rus e ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë i afër me Kremlinin ose që të ketë bërë diçka që t’i meritonte sanksionet e vëna ndaj tij.

Në vitin 2018, Abramovich u bë shtetas izraelit, duke iu lejuar atij futja në Britani pas gjashtë muajsh.

Ai e përdori pasaportën izraelite në tetorin e vitit që shkoi, në udhëtimin e tij të fundit në Londër.

Por, duket se tash e tutje nuk do t’i shërbejë më as pasaporta izraelite. Abramovich ka pasuri prej 8,4 miliardë funtesh. 

About Redaksia

Check Also

Darka e fundit e Macron me Mbappe

Emmanuel Macron është një tifoz i madh i futbollit. PSG, skuadra e tij e zemrës, …

Leave a Reply