Klubi largon futbollistët e vaksinuar: “Janë të pafuqishëm”!

Lojtarët e vaksinuar kundër COVID-19 do të largohen, pasi janë të “pafuqishëm”. Ky rast aspak i zakontë vjen nga Rumania.

Në fakt, presidenti i klubit Steaua Bukuresti, George Gigi Becali e ka marrë një vendim të çuditshëm.

Biznesmeni dhe njëherësh politikani rus ka thënë se klubi nuk do t’i lë të luajnë dhe nuk do t’i transferojë lojtarët që janë vaksinuar kundër COVID-19, njoftojnë mediat e huaja.

Sipas tij, futbollistët që janë vaksinuar po tregohen të pafuqishëm.

Ai ka shkuar edhe më larg, duke thënë se personat që janë vaksinuar kundër virusit, po vdesin në spitale, për dallim prej atyre që kanë refuzuar të vaksinohen.

Tutje, pronari i Steauas ka thënë se rivalët Rapid Bucuresti kishin rënie të formës shkaku i vaksinimit të lojtarëve, ndërsa e përmendi edhe kapitenin e CFR Cluj, Ciprian Deac.

“A e keni parë atë në CFR se si po luan? Nuk ka më fuqi dhe stuhi. Po Rapidin e keni parë, lojtarëve të së cilit po duket sikur t’ju bie të fikët. Ata po flenë në fushë. Të gjithë njerëzit e vaksinuar e kanë humbur fuqinë e tyre. Unë i shoh edhe lojtarët e mi, të cilët janë të vaksinuar. Tek disa nuk ka efekt anësor, por tek ata më të vjetrit ka ndikuar”, deklaroi Becali.

Pa dyshim, ky është një vendim i çuditshëm i tij pasi shumica e klubeve në Evropë i kanë sugjeruar lojtarët e tyre që ta marrin vaksinën anti-covid.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …

Leave a Reply