Pluku në prag katastrofe mjedisore, Bano: Papërgjegjshmëri e Bashkisë. Bashkë të ndryshojmë jetën tonë

Harresa për shërbimet më të domosdoshme si mbetjet, kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha, infrastruktura rrugore e dëmtuar dhe mungesa e investimeve e kanë bërë këtë zonë një rrezik mjedisor.

Metodat janë të njëjta si dikur, kur Pluku ishte një kamp riedukimi dhe sot harresa e ka kthyer në kohë të zymta. Në takimet me banorët e kësaj zone, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano vuri theksin e mungesës se investimeve jetike.

“Ju paguani taksa për ujin e pijshëm ndërkohë që ai nuk ishte i tillë, ju paguani taksa për ujërat e zeza ndërkohë që ato i keni përpara shtëpive, ju paguani taksa për shërbime të ndryshme ndërkohë që ato mungojnë. Atëherë përse ju paguani dhe nuk reagoni!

Në daten 6 Mars me votë duhet ndëshkuar papërgjegjshmëria e qeverisjes lokale të drejtuar nga socialistët. Bashkë t’a ndryshojmë jetën tonë, për familjen tonë”, u shpreh Bano.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply