Trump: Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nëse unë do isha President i SHBA

Ish-Presidenti Donald Trump e konsideroi si diçka të trishtueshme për botën, sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai shtoi se diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës së tij.

“Kjo është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk do të kishte ndodhur gjatë administratës sime dhe nuk do të kishte ndodhur tani. Dhe është një gjë shumë e trishtueshme për botën, për vendin dhe sigurisht është shumë e trishtueshme për shumë njerëz që do të vriten pa nevojë”, tha Trump.

Kurse residenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak minuta pas shpërthimeve të para nga sulmi i ushtrisë ruse.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dënoi sulmin e paprovokuar të forcave ruse dhe deklaroi se shumë shpejt do të shpallen masat ndaj këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply