Berisha: Dibra në këto 8 vite është përçmuar nga qeveria e Ramës

Lideri Historik i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim më banorë të Fushë-Alies në Dibër ku ka prezantuar kandidatin e “Shtepisë së Lirisë” për këtë bashki Premtim Kryemadhi.

“Kërkoj mbështetjen tuaj, për një bir të Dibrës, njërin mes jush, mësues, intelektual, Premtim Kryemadhin. Një demokrat i orëve të para. Besimin tuaj, ai do ta shndërrojë në punë dhe përkushtim. Dibra në këto 8 vite është përçmuar nga qeveria e Ramës. Ajo ka ndërruar 5-6 kryetarë bashkie, sepse ata nuk meritojnë që të qeverisin asnjë ditë në Dibër.

Kam një mik ndër më të afërt, një ish ministër britanik. Gjatë një takimi në Tiranë, po u tregoja për kanunin dhe rregullat dhe miku britanik u tha të gjithë të pranishmëve:

Universiteti më i madh i jetës time, ka qenë oda e Dibrës. Dhe ai tha një të vërtetë. Ai kishte mbaruar universitetin më të mirë të Britanisë dhe ishte i biri i guvernatorit të fundit britanik në Indi, por ishte mahnitur me llogjikën dhe urtësinë në odën dibrane.

Në këto 8 vite, qeveria e Tiranës ngriti qëndrime armiqësore, jo vetëm ndaj veriut në veçanti, por ndaj gjithë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply