Berisha: Lul Brava është në rrokullisje! Votoni opozitën e vërtetë, votoni Premtim Kryemadhin

Në takimin me fermerët e Dibrës, lideri historik i PD, Sali Berisha tha se, gjatë qeverisjes së tij, investimet për fshatin kapën shumën e 3.2 miliardë eurove. Por Berisha tha se bujqësia u braktis gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“E vërteta është se në vitet 2005-2013, në fshatin shqiptar janë investuar më shumë se në të gjithë sektorët e tjerë të marrë së bashku. Janë investuar 3.2 miliardë euro. Që të gjitha në infrastrukturë. Në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellësa. Sipas një parimi: fshati duhet të ketë infrastrukturën e lagjeve të qytetit. Fshati kishte nevojë edhe për të paktën 2 miliard të tjera investime për të kompletuar infrastrukturën. Ky investim ishte jetik për Shqipërinë rurale.

Por qeveria e ka braktisur në të gjitha aspektet bujqësinë. Qeveria ka vendosur monopolet. Monopolet janë klientela e qeverisë. Pse janë rritur të gjitha çmimet në bujqësi? Janë rritur sepse janë monopol. Tregtinë e tyre e kanë njerëz pranë qeverisë dhe bëjnë çfarë të duan. Me qëndrimin e saj, kjo qeveri, me një parim absolutisht çnjerëzor, subvencion vetëm ata që kanë një hektar e sipër. Por po të hyjmë këtu, përtej Drinit e gjer në Mirditë e Pukë, të paktën deri në 90 përqind e fshatarëve kanë nga 3-4 dynym tokë. Këtyre sa erdhi në pushtet, ua hoqi ndihmën ekonomike,” tha Berisha.

“Një problem madhor është çështja e pronës. Edi Rama nuk jep tapitë. Ne në vitin 2013 bëmë një ligj, autorizonim kryetarët e komunave të ngrinin pleqësitë e fshatit dhe ata të vendosnin për kufinjtë dhe të lëshoheshin tapitë. E anuloi ligjin, me qëllimin e mbrapshtë që kur t’u teket, t’u thotë që nuk keni letra. Të bëjë me atë që po bën me banorët e ‘5 Majit’”.

Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje që të votohet vetëm për Premtim Kryemadhin, duke thënë se ai është kandidati i opozitës së vërtetë.

“Ju ftoj të votoni Premtim Kryemadhin. Ju garantoj se do jetë një shërbëtor i juaj. I them atij tjetrit, zotit Haka se duhet t’i thërrasësh ndërgjegjes. Edhe demokratëve që e mbështesin. Kemi kaq vite në opozitë dhe sakrifikojmë dhe tani doni të dëmtoni opozitën. Ju e shihni se Lul Brava është në rrokullisje, si mund të votoni për të. Ju e keni kandidatin e opozitës së vërtetë, ja ku e keni. Ju ftoj që të gjithë votat të shkojnë për Premtim Kryemadhin dhe me Dibrën të nisim një kthesë të madhe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë parkojnë betonieren para Kryeministrisë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Protesta e sotme para Kryeministrisë u shoqërua me një simbolikë të fortë, ku parkimi i …

Leave a Reply