E ardhmja e Lushnjës na përket ne! Bano, takime me strukturat dhe qytetarët në fshatin Krutje e Sipërme

“Kudo në fshatrat e Myzeqesë në takimet e zhvilluara kam dëgjuar histori të dhimshme që kanë të bëjnë me vështirësitë e punës dhe jetës. Kriza është prezente kudo. Këtu ka një rol dhe pushteti vendor që nëpërmjet politikave bujqësore ndikon në punët e përditshme të fermerit”.

Me këtoi fjalë i është drejtuar banorëve të fshatin Krutje e Sipërme kandidati për kryetar të Bashkisë Lushnje i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, zoti Elton Bano.

Borxhet në bujqësi, problemet në infrastrukturë përfshi këtu edhe ndriçimin e rrugëve dhe jo më pak e rëndësishme, braktisja nga pushtetarët vendor.

Jemi të vendosur t’i kthejmë lushnjarët në shtëpitë e tyre dhe mos t’i japim asnjë arsye qytetarëve të largohen nga Lushnja.

Përkundrazi, e ardhmja e Lushnjës na përket ne, qytetarëve të thjeshtë.

Së bashku do sjellim ndryshimin e shumëpritur!

Së bashku fitojmë!

About Redaksia

Check Also

Intervista/ Çfarë do të ndodhë brenda dy muajve me Ramën

Në intervistën telefonike me gazetaren Sonila Meço, në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ish …

Leave a Reply