L.Basha i ka varur të gjitha shpresat e mbijetesës politike tek pushteti mafioz i Edi Ramës

Nga Bujar NISHANI

Të dashur miq, kam dëgjuar vazhdimisht disa anëtarë, drejtues strukturash apo ish pushtetarë vendorë e qëndrorë të Partisë Demokratike se mbështesin politikisht Lulzim Bashën, jo për arsye se janë kundër Sali Berishës por se “besojnë” se L. Basha përfaqëson brezin e ri dhe ka kohën përpara.

Së pari, unë personalisht nuk do ta humbasë asnjëherë respektin për kontributet e çdo njerit prej tyre që ka bërë ndër vite për Partinë Demokratike dhe se ai kontribut nuk do t’ju mohohet asnjëherë.

Por ju them hapur, drejtpërdrejtë e troç se ju të dashur demokratë jeni duke spekuluar në mënyrën më vulgare të mundēshme.

Pse?

Sot nuk ka shqiptar (me parti apo pa parti) që nuk është i bindur që L. Basha nuk ka kurrfarë lidhje me artin e politikës.

Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë bindjen se L. Basha përfaqëson modelin më të diskretituar të politikanit të korruptuar.

Sot është provuar se L. Basha nuk di e as mundet të fitojë kurrë një betejë ekektorale.

Sot L. Basha i ka varur të gjitha shpresat e mbijetesës së tij politike tek pushtetit mafioz i Edi Ramës.

Për të gjitha këto e shumë të tjera, të gjitha ata miq demokratë që përpiqen të justifikojnë përpjekjet e tyre për ti dhënë oksigjenin e fundit politik L. Bashës, janë vetëm duke spekuluar dhe me shunë keqardhje (por me bindje) ju them se jeni pjesë e projektit të armiqësisë ndaj Partisë Demokratike dhe interesave të demokratëve nga Vermoshi në Konispol.

Do të ndiheni keq për këtë një ditë, por do të jetë pa vlerë.

Unë nuk i di e as dua ti gjykoj “hallet” apo “interesat personale” që janë ndikues tek ta, shumë raste (leje ndërtimi apo tendera qeveritarë) janë bërë tashmë publike për shumë prej tyre, por kjo nuk do të pengojë dot angazhimin dhe sakrificat e mëtejshme të demokratëve (pa hile) ta ringrenë edhe njëherë Partinë Demokratike ku e meriton.

Nderime për Shqipërinë tonë që meriton më të mirën!

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply