“Mirë se vini në ferr”! Ushtria ukrainase mesazh rusëve pasi furnizohet me NLAW e frikshëm

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një cicërime në twitter, ka njoftuar se Ushtria e Ukrainës është furnizuar me armët anti-tank “NLAW”.

Gjithashtu, me këtë njoftim i çohet një mesazh ushtrisë së Rusisë — “Mirë se vini në ferr”.

“Forcat e Armatosura tokësore të Ukrainës raportojnë: Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit morën NLAW. Mirë se vini në ferr”, shkruan në twitter.

Me peshë vetëm 12.5 kilogramë, NLAW është një armë që mbështetet në shpatullën e përdoruesit, për t’ua drejtuar predhën tankut. Koka e tij luftarake mund të shkatërrojë një tank modern luftarak të mbrojtur me një goditje dhe sistemi është efektiv në intervalet midis 20 dhe 800 metra.

About Redaksia

Check Also

Dy aktorët e mëdhenj turq dënohen me burg pse mbështetën protestat

Dy yje të njohur të kinemasë turke po përballen me dënime me burg. Halit Ergenç, …

Leave a Reply