Premtim Kryemadhi: Dibra i dha 2200 vota më tepër në 25 Prill, por Basha s’diti ta sjellë ndryshimin!

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në fshatin Fushë Alie të Dibrës për të prezantuar atje Premtim Kryemadhin, kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Vetë kandidati e nisi fjalën e tij duke thënë: “Dr. Berisha, mirëseerdhët në Fushë Alie, mirëseerdhët  vendin e besës dhe të patriotizmit!” dhe më pas, iu drejtua pjesëmarrësve.

“Ju përshëndes edhe njëherë sot ju, jo vetëm për praninë, por dhe për mbështetjen që i keni dhënë PD-së në vite. U tha këtu sot se Doktori është në një vend bastion të PD në të gjithë historinë e kësja partie.

Jam i nderuar që dola këtu pasi dola nga një proces model i pastër i Foltores dhe votuan për kandidatin që do t’ju përfaqësonte.

Dibranët, jo vetëm demokratët, ia dhanë ndryshimin më 25 Prill Partisë Demokratike, por kjo parti për shkak të keqmenaxhimit nuk diti ta sjellë apo ta japë qytetarëve ndryshimin.

2200 vota më tepër i dhamë Partisë Demokratike më 25 Prill! Vetëm një deputet kemi në parlament dhe dy deputetë ka Mati me 1000 vota minus për PD-së. Kjo është që të mos respektohet vota vullneti mundi dhe djersa jo vetëm e demokratëve por e gjithë qyterarëve të Dibrës”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply