Front i gjerë kundër regjimit, cili është plani tjetër i Berishës

“Zoti Berisha, cila është perspektiva e “Shtëpisë së Lirisë”, do të mbyllet më datën 7 mars apo do të avanconi deri në krijimin e një grupi parlamentar?” – Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua sot në Shkodër nga gazetarët, ish-kryeministrit Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me kandidatin për kryetar bashkie të këtij koalicioni, z. Bardh Spahia.

Berisha u përgjigj: “Shtëpia e Lirisë” është një aleancë elektorale, sigurisht sepse kjo erdhi si rezultat i rrëmbimit të logos të PD nga Edi Rama për llogari të Lulzim Bashës, me policë dhe me gjykatës.

Por edhe po të mos qe kjo, ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj ju, se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit të brendshëm të partisë, ne do të kalonim në zgjerimin e madh të frontit të revolucionit paqësor demokratik me forca të tjera politike që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë dhe jo pseudo-opozitë, përfshirë këtu intelektualë, shoqërinë civile e të tjerë me radhë.

Pra, ky front me këtë emër është elektoral, por pas zgjedhjeve do të jetë një front edhe më i gjerë se ky që do të përballet me narko-shtetin në Shqipëri”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply