Komisioni i Rithemelimit të PD: Rama me “Rusinë e vogël” qëndrim të rrezikshëm me Ukrainën

Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike mbi agresionin rus ndaj Ukrainës!

Paqja në Europë është zëvëndësuar me luftën kundër lirisë dhe demokracisë!
Diplomacia dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar sulmin barbar.
Prej tre ditësh Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Agresioni i Rusisë urdhëruar nga diktatori gjakatar Putin ndaj 40 milion banorëve të Ukrainës, vendit të dytë më të madh si sipërfaqe në Europë është luftë në zemër të kontinentit tonë, me një potencial të lartë shndërrimi në një konflikt të gjerë europian dhe botëror.

Ky është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë.

Partia Demokratike dhe Ne, demokratët shqiptarë, qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin e Ukrainës dhe qëndresën e tij heroike.

Partia Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Ajo dënon me forcën më të madhe agresionin barbar të Rusisë kundër Ukrainës sovrane, të lirë e demokratike dhe shpreh bindjen se Rusia meriton çdo ndëshkim nga vendet e lira për aktin e saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë.

Partia Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply