Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook për fushatën e votimeve të 6 marsit, e cilia është në ditët e fundit të saj.
“Më 6 mars përballje me një regjim qeverisës që vjedh. Më 6 mars përballje edhe me kukullën karrigethyer e të korruptuar të këtij rregjimi dhe një grusht marionetash të pa turp e pa moral të kthyera në fasadën e shëmtuar të hajnisë qeveritare”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Më 6 mars përballje me një regjim qeverisës që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh çdo ditë shqiptarët, qofshin ata demokratë, socialistë, me parti apo pa parti.
Më 6 mars përballje edhe me kukullën karrigethyer e të korruptuar të këtij rregjimi dhe një grusht marionetash të pa turp e pa moral të kthyera në fasadën e shëmtuar të hajnisë qeveritare.
Të dyja modelet, hajninë qeveritare dhe maskën e hajnisë t’i dënojmë me votën e njerëzve të lirë
#6Mars22