Lapsusi i Biden, ngatarron Ukrainan me Iranin

Pushtimi rus i Ukrainës ishte një nga çështjet kryesore të ngritura nga presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të tij në Kongresin Amerikan. Biden e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin diktator dhe lavdëroi trimërinë e popullit ukrainas dhe liderin e tij Volodymyr Zelensky gjatë fjalës së tij.

Mirëpo një lapsus i presidentit amerikan ka habitur shumë njerëz që ndiqnin fjalimin e tij. Ai gjatë fjalimit ngatërroi popullin ukrainas me atë iranian.

“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të pushtojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian,” tha ai.

Ky lapsus ngriu dhe nënpresidenten e Amerikës, Kamala Harris.

About Redaksia2

Check Also

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në …

Leave a Reply