Premtim Kryemadhi: Sot Bashkia e Dibrës është zhytur në borxhe, më 6 mars nis ndryshimi!

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Dibrën në zgjedhjet e 6 marsit, Premtim Kryemadhi, premtoi se nuk do të lejojë projektin e Skavicës për Dibrën.

“Unë dhe ju do t’i themi jo Skavicës, këtij projekti shkatërrues për Dibrën. Kryeministri duhet të na japë llogari se përse në 9 vite nuk i ndërtoi këto 30 kilometra të Rrugës së Arbrit. Ai duhet të përgjigjet edhe për lajmet se do vendosë traun në këtë rrugë.

Ai i ka keqqeverisur dibranët dhe i ka vjedhur në këto vite. Sot Bashkia e Dibrës është numri një në vend sa i përket borxhit. Është zhytur në borxh dhe infrastruktura e shërbimet mungojnë kudo.

Në këtë mandat të shkurtër nuk premtoj mrekulli, por dy gjëra do premtoj: transparencën e fondeve dhe llogaridhënie për ata që kanë abuzuar. Së dyti, administrata do jetë në shërbimin tuaj. Kjo është kohë e mjaftueshme për të arritur këto gjëra.

Kandidatët i kam ftuar në një debat publik. Përgjigja të paktën deri më tani ka munguar. U bëj një thirrje që të ulemi dhe të firmosim një pakt, ku cilido prej nesh t’i thotë jo Skavicës. Nëse nuk e firmosin ata këtë pakt, unë do e firmos atë me qytetarët e Dibrës më 6 mars”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply