Pse nuk kujtohet “Beslidhja e Lezhës”?

Nga Redin HAFIZI

Sot eshte nje dite shume e madhe per kombin Shqiptar. Ne 2 Mars 1444, plot 578 vjet me pare, prijesat Shqiptare u bashkuan ne Lezhe per te nisur rezistencen ndaj perandorise Turke. Per 25 vjet luftetaret Shqiptare ne udheheqjen e Skenderbeut u bene jo vetem keshtjella mbrojtese e Europes dhe qyteterimit Europian, por gjithashtu nje shembull frymezimi per brezat ne historine boterore. Kohet kalojne dhe ndryshojne teknologjite, apo interesat gjeopolitike, por kurre nuk ndryshojne karakteri pushtues dhe dhunues i perandorive, prandaj edhe rezistenca ndaj tyre mbetet e njejte, bashkimi ben fuqine. Kete mesazh po e shohim edhe sot ne luften me te fundit ku perandoria Ruse kerkon gjunjezim te kombit Ukrahinas.

Si nje mesazh nga Zoti keto dite vijne edhe fotot nga qyteti Karakurt te Odeses te qytetareve prane bustit te Skenderbeut. Megjithate shume individe qe kane dite duke valevitur flamurin Ukrahinas ne FB apo edhe rruge te Tiranes, nuk u kujtuan te bejne dy rreshta per “Beslidhjen e Lezhes”, apo per flamurin e Skenderbeut qe sot valevitet ende i lire fale edhe atij 2 Marsi 1444.

Jetojme ne kohen kur nje perandori e padukshme, por jo me pak pushtuese dhe dhunuese se perandorite e meparshme dje dhe perandoria Russ sot. Sot jetojme nen dhunen e ideve te elites globaliste, ku media eshte arma kryesore dhe politikanet e korruptuar gjeneralet e nje ushtrie te pa shpirt dhe trushpelare. Nen kete perandori media krijon opinion dhe e injekton ne mendjet qe ende besojne ne parime dhe ideale. Ne Tirane politikane si Rama, Basha dhe Veliaj po udheheqin nje fushate te frikeshme te zhdukjes se tradites kombetare dhe kultures liridashese te kombit tone.

Nuk eshte e rastesishme qe ne maj kryebashkiaku i Tiranes nuk nguron te veshe kryeqytetin me ngjyrat e ylberit dhe te beje reklamen e dites se homoseksualeve. Nderkohe ne pak dite diference, ne muajin maj eshte ditelindja e heroit tone kombetar dhe cdo vit heshtet. Ne Shqiptaret barazohemi me rezistencen nen udheheqjen e Skenderbeut dhe me kete krenohemi, por krenaria kombetare eshte e demshme, eshte armiqesore per idete e elitave globaliste.

Per kete arsye me kembengulje po mundojne t’i mbushin mendjen popullit se ka ardhur koha per nje kulture tjeter, kultura pa bosht dhe pa baze, kultura e individeve endacake dhe te shtypur, kultura e individeve te perdorshem, kultura e te drejtes per te dhunuar ndjenjen e rezistences te sinqerte qytetare. Sot ne Tirane edhe protestat behen me urdher dhe para si ajo kunder pushtimit Rus, pasi nuk ka mundesi qe individe Shqiptare ndjehen krenar per rezustencen e Ukrahinasve e nuk thone asnje fjale per “Beselidhjen e Lezhes”.

Ne 2 Mars 1444 prijesat Shqiptare u bashkuan per rezistence kunder perandorise me te madhe te kohes dhe per 25 vjet, ashtu te bashkuar, ia arriten qe fuqishem te behen shembull frymezimi. Sot te ashtuquajturit prijesa Shqiptare jane vene ne sherbim te perandorise se elites globaliste per te percare popullin Shqiptar, per ta dhunuar dhe sunduar duke i fshire memorien dhe krenarine qe vjen nga tradita e kombit tone. Ka ardhur koha per nje beselidhje te re per rezistence perballe pushtuesve te korruptuar globaliste, per rezistence ne mbrojtje te familjes, per rezistence kunder mafies ne politike. Kjo eshte dita, 2 Mars 1444, qe frymezon edhe 578 vjet me vone si ne Shqiperi dhe Ukrahine.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply