Parlamentit i është vënë “brava“, ndërsa Rama bën “avokatin” e Vuçiçit!

Nga Tritan SHEHU

Rezoluta jone per krimet ruse ne Ukraine dhe rreziqet ndaj Rajonit, po pret aty te diskutohet.

Edhe sot e enjte-dite seancash, maxhoranca “kyç” Kuvendin e Shqiperise, ndersa “sekti i braves” mban te “kycur” dhe gojen, hesht si “fija e barit”!

Parlamentet ne Bote jane te mbledhur, denojne Rusine, marrin vendime per te ndihmuar deri me arme Ukrainen.

Parlameti Europian diskuton e del me nje Rezolute ku stigmohet agresori dhe denohet aleati i tij ne Rajonin tone, Serbia.

Asamblea e OKB ngre zerin.

Vetem Kuvendi i Shqiperise per turpin e tij hesht.

Dhe per te mos folur kerkush, shperndan deputetet ne “terren”, kur duhej te ishin te mbledhur me shume se kurre ketu.

Nderkaq nje pjese e asaj qe ka zene vendet e opozites aty as nuk belbezon, eshte krejt memece!

Rama te vetmin kujdes qe po tregon, eshte ai i “çfajesimit“ te Vuçiç, “shplarja” e tj nepermjet demagogjise nga ajo cfare ai perfaqeson ne te vertete, lidhjet me Rusine.

Dhe kjo behet mbas asaj Rezolute te PE, realiste, te dobishme per te gjithe, per shqiptaret, per Rajonin.

Sepse Rama kembengul tek ai “Ballkan i hapur” i Serbise, avionet e te ciles jane te vetmet, qe mund te fluturojne drejt Moskes.

Kur ne Kontinentin Europia ajo eshte e vetme me Bjellorusine, qe refuzojne te pranojne sanksionet ndaj Rusise.

Dhe kur te gjitha keto duhej te diskutoheshin, analizoheshin e konkludonin ne Kuvend me nje deklarate unike, ai qendron i mbyllur, i heshtur, me nje “brave” te madhe te dera.

Frika nga e verteta, fjala e lire qenka kaq e madhe per kete maxhorance sa dhe formalisht nuk lejon te hapen dyert e ketij Parlamenti.

Ndersa te dashuruarit mbas “braves” e ndjejne veten te qete keshtu, sepse dhe ata nuk guxojne te artikulojne te verteten, prandaj vetem heshtin.

Por te gjithe keta gabojne kur mendojne se mund te vazhdojne te luajne me shqiptaret!

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply