Strazimiri: Grupimi i Bravës do të ndëshkohet nga ata që kërkojnë një opozitë të vërtetë

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i ftuar në RTV Ora, u shpreh se, nuk mund të pritet drejtësi nga një reformë që është bërë politike tashmë. Ai tha se, janë shumë gjëra që dihet tashmë publikisht, por vetëm SPAK-u nuk i sheh dhe fle gjumë në raport me to.

“Kjo qeveri e kthyer në një parajsë vendin për narko-trafikut të drogës, është e njëjta qeveria që po injekton paratë e kokainës. Është e njëjta qeveri që bëri reformën e drejtësisë politike. Nga kjo drejtësisë nuk mund të pritet gjë tjetër veçse gjumë. Të gjithë i dinë këto gjëra, por vetëm SPAK-u hesht për to”, tha ai.

Strazimiri foli edhe për situatën zgjedhore të 6 marsit duke thënë se Grupi i Rithemelimit do të fitojë në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Lushnje.

“PD është fituese në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Lushnje. Grupim i Bravës do të dalë nga këto zgjedhje me aq sa meriton dhe do të ndëshkohet nga ata që kërkojnë një opozitë të vërtetë. Kandidati ynë është vërtetë një përfaqësues i qytetarëve dhe i opozitës reale në vend”, u shpreh Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply