Berisha sot në Lushnje dhe në Durrës, dy mitingje përmbyllëse të fushatës 

Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit është në ditët e fundit të saj. Gjatë ditës së sotme do të ketë dy mitingje përmbyllëse të fushatës në Lushnje dhe në Durrës të kandidatëve të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Elton Bano dhe Ardian Muka.

Ftohen të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e takimeve.

Njoftimi

Të nderuar kolegë, sot e enjte, më datë 03 mars, në ora 16:30, ish kryeministri z. Sali Berisha sëbashku me kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë Lushnjë, z. Elton Bano organizojnë në sheshin përballë Bashkisë Lushnjë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Gjithashtu, sot e enjte, më datë 03 mars, në ora 18:00, lideri historik i demokratëve z. Sali Berisha sëbashku me kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë Durrës, z. Ardian Muka organizojnë para Pallatit të Kulturës së Durrësit tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës.

Transmetimi i tubimeve do të mundësohet nëpërmjet regjisë qendrore dhe kanalit zyrtar YouTube të z. Berisha.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Drejtësisë rihap çështjen ndaj McGonigal, hetimi i prokurorit dhe pse kërkoi ti mbyllë gojën ish-të dashurës së tij?

“The Federalist” SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur një çështje ndaj një ish-agjenti të …

Leave a Reply