Sot e degradoi edhe njëherë imazhin e shtetit shqiptar ky karagjoz i llojit të vet

Nga Bujar NISHANI

Edi Rama një sharlatan i paparë.

Sonte e degradoi edhe njëherë imazhin e shtetit shqiptar ky karagjoz i llojit të vet.

Shumë mirë bëri që e përshëndeti Rezolutën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB kundër pushtimit rus.

Por si mundet që merakun më të madh të propagandës së vet publike kishte jehonën “triumfaliste” për votën e Serbisë?

Si mundet që Kryeministri i një vendi sovran ta kthejë veten në zëdhënësin agjitator të një shteti tjetër, që në fakt ka marrë derim tani pozicionin më antidemokratik e antihuman ndaj krimeve ruse në Ukrainë?

Përse u dashka që një kryeministër të “fluturojë” me propagandën ndaj një vendi tjetër e për më tepër kur e gjithë Evropa e ka damkosur Serbinë filoruse?

Pse i “krruhet nën kësulë” këtij kryeministrit tonë, kur halli i botës së qytetëruar është shumë më i madh e tjetërkund?

Bota e di mirë se përse Serbia e votoi atë Rezolutë formale sonte, por asnjë angazhim në sanksionet anti ruse nuk ka!

As për mbështetje ndaj Ukrainës, as për dënim ndaj Rusisë por veç për hallin e vet në rajon!

Turp e faqja e zezë me këta sharlatanë që i janë bërë “peshqesh” këtij vendi.

Zgjohu shqiptar!

 

About Redaksia

Check Also

Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një polic

Mjeku Edmond Gashi sapo ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme pasi do të …

Leave a Reply