Rama i jep Xhaçkës bregdetin e Himarës, Shehaj: Ministrja të japë dorëheqjen!

Kryeministri Edi Rama ka shpallur investitorë strategjikë ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar deputeti i PD, Agron Shehaj.

Shehaj thekson se, Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, duke shtuar se ministrja duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

Postimi i Agron Shehajt

Qeveria Rama i jep ministres së vet statusin e investitorit strategjik për resort në bregdet.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, sipas konfirmimit të këtij të fundit, janë shpallur investitorë strategjik, me vendim qeverie ku vetë ministrja është anëtare. Me pak fjalë, ministrja ka bërë veten investitore strategjike në konflikt të pastër interesi me argumentin se asaj i takon.

Janë më mijëra shqiptarët që kanë investuar në bregdet dhe me përjashtim të miqve të kryeministrit, askush nuk është shpallur investitor strategjik.

Disa nga përfitimet e statusit të investitorit strategjik janë; dhënia falas e tokës shtetëtore, shpronësim i tokës private me paratë e buxhetit, falje taksash dhe garantim i infrastrukturës mbështetëse si rrugë, rrjet uji, energjie, etj.

Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ky vendim dhe Ministrja duhet të japë dorëheqje të menjëhershme.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply